Site icon PORTALB

As gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk janë vaksinuar kundër Covid

kovid19, coronavirus, vaksine, vaksinim (7)

Foto arkiv nga Meta.mk

Përfshirë 21 gushtin, janë vaksinuar gjithsej 875,486 persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 brenda dhe jashtë vendit. Gjithsej 856.527 persona janë vaksinuar plotësisht me dy doza, transmeton Portalb.mk.

Me një dozë të vaksinës kundër COVID-19, brenda dhe jashtë vendit, janë vaksinuar 59,5 për qind e popullsisë mbi 18 vjeç, gjegjësisht 55,2 për qind e popullsisë mbi 12 vjeç, përderisa ga numri i përgjithshëm i popullësisë të vaksinuar janë 47,7 për qind.

Me dy doza vaksine kundër COVID-19 te popullata mbi 18 vjeç janë vaksinuar 58,2 për qind, përkatësisht 54,0 për qind te popullata mbi 12 vjeç. Mbulimi me dy doza në popullsinë e përgjithshme është 46.6 për qind.

Mbulimi me dozën e tretë tek popullsia mbi 18 vjeç është 11,1 për qind, ndërsa tek popullsia mbi 12 vjeç është 10,2 për qind.

Mbulimi me dozën e tretë të popullsisë së përgjithshme është vetëm 8.8 për qind.

Exit mobile version