Në seancën e 69-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që kjo e shtune të jetë ditë jopune në komunën e Tetovës, Mavrovë dhe Rostushë dhe në Komunën Qendër Zhupë, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme miratoi konkluzë që dita e Shtunë (20.08.2022) që të jetë ditë jopune për qytetarët e komunave të Tetovës, Mavrovë – Rostushë dhe Qendër Zhupë, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë komune në Mavrovë – Rostushë dhe Qendër Zhupë, si dhe zgjedhjet për Këshillin e Komunës e Tetovës”, sqaroi Qeveria.
Ndryshe, zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendra e Zhupës dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës duhet të mbahen më 20 gusht. Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00. Numri i votuesve është rreth 83 mijë në Tetovë.
Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale. Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit. Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.
- LEXO: Zgjedhjet e 20 gushtit, sot skadon afati i paraqitjes për votim në kushte shtëpiake
- LEXO: Këto janë listat e këshilltarëve që garojnë në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës
- LEXO: Zgjedhjet për Këshillin Komunal në Tetovë, partitë filluan me përgatitjet e para
- LEXO: Kuvendi e përcaktoi datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Komunën e Tetovës
- LEXO: Qeveria miratoi vendim: Tetova shkon në zgjedhje për Këshillin Komunal
- LEXO: Qeveria e shkeli afatin për të miratuar vendimin, nesër pritet të vendoset fati i Këshillit të Komunës së Tetovës (VIDEO)
- LEXO: Qeveria: Ende nuk ka vendim zyrtar për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës
- LEXO: Kasami njoftoi Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale për shpërbërjen e këshillit një javë më herët, ata e kuptuan sot
- LEXO: Shpërbërja e këshillit komunal të Tetovës, flasin këshilltarët komunal
- LEXO: Qeveria: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale nuk ka pranuar njoftim zyrtar nga Kasami për shpërbërjen e këshillit
- LEXO: Sipas ligjit, Komuna e Tetovës shkon në zgjedhje për Këshillin Komunal