Site icon PORTALB

Në fshatin Bellovishtë po digjet një deponi, mund të shkaktojë dëme në pyje

Zjarri në objektin afarist në Tetovë, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Zjarri në objektin afarist në Tetovë, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në atarin e fshatit Belovishtë në drejtim të Kunovës, po digjet një deponi, e cila mund të shkaktojë dëme edhe në brezin pyjor. Në terren ndodhen 4 punonjës të Pyjebe Kombëtare dega Sharë, si dhe ekipe nga NjZ Gostivar me 1 automjet dhe 2 zjarrfikës, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton Portalb.mk.

“Situata po monitorohet dhe nëse është e nevojshme do të angazhohen ekipe shtesë”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Ndryshe, Pyjet e Maqedonisë vitin e kaluar kanë pësuar dëme katastrofike, me ç’rast të dhënat më të reja të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) tregojnë se shkatërrimi i pyjeve vitin e kaluar nuk është shkaktuar vetëm nga zjarret, por edhe nga prerjet ilegale të drunjve, si dhe nga fatkeqësitë natyrore dhe dëmtimet e pyjeve që i kanë shkaktuar insektet.

Exit mobile version