Site icon PORTALB

RMV, sot do të ketë reshje shiu gjatë gjithë ditës

Qytetarë, shi, analiza ekonomike, Shkup, reshje

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH) bëri të ditur se moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë të dendura (10 deri në 20 l/m2), transmetin Portalb.mk.

Në disa lokalitete reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, shoqëruarme bubullima dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu dhe temperatura do të ketë rënie të ndjeshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 12 deri në 19 gradë, ndërsa ato të ditës nga 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i vranët me reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të arrijë në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë në 19 gradë.

Exit mobile version