Site icon PORTALB

Në disa pjesë të Shkupit do të shfaqen disa filma në kuadër të festivalit Cinedays

Çatia e gjelbër, QTQ, GTC, Qendra Tregtare, Shkupi, park, (1)

Çatia e gjelbër, QTQ Shkup

Një javë do të ketë shfaqje të filmave në disa pjesë të hapura të Shkupit në kuadër të edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Evropian Cinedays, festival i cili do të zgjasë prej 7 deri 14 korrikut, transmeton Portalb.mk.

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit Evropian – CINEDAYS, me sloganin “Nga lart shikohet më mirë”, do të mbahet nga data 7 deri më 14 të këtij muaji në disa lokacione në Shkup – në çatinë e QTQ-së, në çatinë e “Shtëpia e Ndërtimtarëve”, Muzeun e Artit Bashkëkohor, Auto kinemanë në Vodno, në parkun QRK-së, në kinemanë Milenium dhe Kinoteka”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

programin e festivalit përfshihen më shumë se 50 filma nga Maqedonia e Veriut dhe bota. Filmi i parë do të jetë “Mimi”, ndërsa i fundit “Nuk do të jesh vetëm”.

Exit mobile version