Site icon PORTALB

Komuna e Tetovës filloi me riparimin e gropave (VIDEO)

Foto: Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një konference për shtyp nga rruga e “Lubotenit” njoftoi se nga sot Komuna e Tetovës së bashku me sektorin për veprimtari komunale nisin me asfaltimin e rrugëve, rrjetin e kanalizimit, ndriçimin publik, mbushjen e gropave si dhe nivelizimin e pusetave në rrugët e qytetit, shkruan Portalb.mk.

Kasami tha se në koordinim me sektorin për veprimtari komunale nuk do të lënë anash edhe vendet për rekreacion ku janë parashikuar punë për të krijuar kushte më të mira për qytetarët sidomos tani kur pritet që të kthehen edhe mërgimtarët.

Mbushja e gropave dhe nivelizimi i pusetave do të bëhet në rrugët si vijon:

Kasami njoftoi se në vijim disa rrugë do të asfaltohen tërësisht.

“Gjithashtu informojmë opinionin se rrugët me prioritet që do të asfaltohen tërësisht për herë të parë pas shumë vitesh janë: “Mirce Acev”, nga posta e qytetit deri tek stadiumi, rruga nga “Kulla e Sahatit” deri në “Çarshi të Epërme”, rruga “Kiro Ristoski Drnc” nga unaza tek ish ëmbëltorja taksi deri ne lagjen e Vardarit dhe rr. “Nikolla Tesla” nga posta e qytetit deri te Tetovarja”, tha Kasami.

Ai gjithashtu theksoi disa nga punët infrastrukturore të cilat janë kryer muajt e kaluar dhe të tjerat që janë duke u realizuar, të cilat mund t’i shihni në ilustrimin e më poshtëm:

Përndryshe, Portalb.mk para një muaji raportoi pikërisht për gjendjen me gropa në shumë rrugë të qytetit. Për sanimin e rrugëve për këtë vit, siç bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës janë ndarë rreth 300 mijë euro apo rreth 20 milion denarë. Rikujtojmë që periudhën e kaluar nga dhjetori e këndej, në qytet u sanuan disa gropa, por problem nuk u zgjidh.

Exit mobile version