Më datën 22 maj në fillim në ora 20:30 në Filhamorninë e Maqedonisë do të fillojë edicioni i 10-të i Skenës së Muzikës Serioze Shqiptare, shkruan Portalb.mk.
Këtë vit e ftuara speciale do të jetë sopranoja shqiptare e cila vepron në Itali, Ermonela Jaho, bashkë me pianisten Pantisilena Jaho, ndërsa, mysafire e mbrëmjes do të jetë sopranoja Besarta Murtezani.
Ermonela Jaho është sopranoja me famë botërore, me një energji të jashtëzakonshme. Ajo është stolisur me shumë çmime për veprimtarinë e saj dhe Shkupi këtë të diel e ka nderin që të dëgjojë zërin e saj.
Të interesuarit që duan ta ndjekin këtë koncert, biletat mund t’i blejnë: KËTU.