Site icon PORTALB

Metodija Dimovski është sekretari i ri i përgjithshëm i Qeverisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, foto: Fisnik Xhelili-Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, foto: Fisnik Xhelili-Portalb.mk

Metodija Dimovski në seancën e sotme të Qrverisë u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeveria para se të emërojë Dimovskin shkarkoi nga ky pozicion Muhamed Zeqirin, transmeton Portalb.mk.

Metodija Dimovski në këtë pozitë vjen nga Këshilli inspektues në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve.

Dimovski u emërua në këtë detyrë pas dorëheqjes së tani më ish sekretarit Muhamed Zeqiri javën e kaluar, pasi Prokuroria Publike për Krim të Organizuar lëshoi urdhër për kryerjen e hetimeve kundër tij për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Kujtojmë që Muhamed Zeqiri është në paraburgim që nga e premtja.

Exit mobile version