Vazhdon përplasja mes Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për shkak të anulimit të mbledhjes së Komisionit Anketues për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në të cilën në rend dite kanë qenë edhe tragjedia në Spitalin Modular të Tetovës dhe tragjedia e autobusit në Bullgari, njofton Portlab.mk.
“Paramendoni, kërkon procedurë 5 ditë para, njeriu që thërret seanca sot për sot. E pyesim kryeparlamentarin, përse sipas procedurës nuk i janë përgjigjur as ai dhe as sekretari gjeneral kërkesës me shkrim të kryetarit të Komisionit Anketues? Pasi ai ka vendosur të injorojë kryetarin e Komisionit dhe pasi kryetari ka qenë në pamundësi komunikimi, tek pastaj ka pasuar caktimi i mbledhjes nga ana e kolegut Halil Snopçe. Xhaferi dje tha edhe diçka qesharake, se gjoja nuk lejon që Kuvendi të shndërrohet në pazar politik. I gjithë opinioni e di mirë se sa herë, pikërisht Talat Xhaferi e ka shndërruar këtë institucion jo vetëm në pazar, por edhe në mejhane politike”, tha deputetja Ilire Dauti.
Ajo tha se opozita dhe qytetarët kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën. Politizimi i institucioneve nga ana juaj tanimë ka sjellë shumë padrejtësi, dhjetëra e qindra viktima, amnisti dhe fshehje e falje për kriminelët.
- LEXO: Xhaferi Snopçes: Po e keqpërdor gjendjen emocionale të familjarëve të viktimave për politikë ditore
Pas vendimit për të mos diskutuar në komisionin parlamentar anketues për tragjedinë në Bullgari, kanë reaguar familjarët e viktimave.
“Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar”, reagojnë familjarët.
Sipas tyre, vendimet e këtilla janë tentim për të fshehur tragjedinë. Ata theksuan se Xhaferi i ka rënduar edhe më shumë dhimbjen dhe e pyetën publikisht, përse i pengon e vërteta, kë dëshiron ta mbrojë dhe pse nuk lejon hetim parlamentar.
Më 23 nëntor, në aksidentin e autobusit që ndodhi në autostradën “Struma” në Bullgari jetën e humbën 45 udhëtarë, të cilët ktheheshin nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion.
- LEXO: Përfundoi grumbullimi i dëshmive për aksidentin me autobusin e Maqedonisë së Veriut në autostradën Struma në Bullgari
- LEXO: Tragjedi në Bullgari, 45 udhëtarë të vdekur në aksidentin e autobusit me targa të Maqedonisë
- LEXO: U varrosën viktimat e aksidentit në Bullgari
- LEXO: Sarafov: Shpejtësia e autobusit në aksidentin në “Strumа” ishte e papërshtatshme me kushtet e rrugës
- LEXO: “Royal Travel”: Nuk kemi asnjë lidhje me “Besa Transin”
- LEXO: “Besa Trans Preshevë” pas lajmeve në media u zhduk nga “Facebook” (Video)
- LEXO: Pronari i “Besa Trans”, Bekim Haxhiu: Nuk kam lidhje me “Besa Trans Preshevë”
- LEXO: “Besa Trans” nga Presheva organizon udhëtime për në Stamboll edhe për qytetarët e RMV-së
- LEXO: Një muaj nga aksidenti tragjik në Bullgari: Rezultatet e ekspertizës priten më 25 dhjetor
- LEXO: Një muaj pas aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari: Hetimi për arsyet e aksidentit drejt fundit