Site icon PORTALB

Portugalia e fitoi Maqedoninë e Veriut dhe e la pa Mundialin në Katar

Reprezentacioni i RMV-së, Foto: FFM

Kampionati botëror në Katar do të kalojë pa Maqedoninë e Veriut. Në finalen e play-offit në Porto, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut humbi nga Portugalia me rezultat 2:0 pasi nuk kishte forca për edhe një senzacion, si kundër kampionit evropian Italisë të enjten. Shënues i dy golave ishte Bruno Fernandesh, njofton Portalb.

Portugalia dominoi në terren dhe e kontrolloi lojën, por sërish nuk pati mbrojtje të golit nga ana e Dimitrievskit. Vendasit i shënuan golat nga kundërsulmi, i pari në minutën e 32-të pas një gabimi të ekipit të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në mesin e fushës.

Epërsinë e dyfishuan në minutën e 65-të pas një asistimi të shkëlqyer të Diogo Zhota do Bruno Fernandesh. Në vazhdimin e ndeshjes, Maqedoniae Veriut nuk luajti me rrezik të mjaftueshëm për të tentuar të ndryshojë rezultatin dhe humbi shansin historik për të luajtur për herë të parë në një Botëror.

Exit mobile version