Instagram po rikthen një version që rendit postimet në mënyrë të kundërt kronologjike në vend që të renditet sipas algoritmeve të platformës. Megjithatë, kompania tha se do ta lë metodën e saj të renditjes së algoritmit si parazgjedhje, shkruan CNN, transmeton Portalb.mk.
Opsioni i ri u përmend për herë të parë nga kreu i Instagramit Adam Mosseri gjatë një seance dëgjimore në Senat vitin e kaluar ku flitej për ndikimin që platforma ka tek adoleshentët. Në atë kohë, lëvizja dukej se adresonte shqetësimet se si algoritmet ndonjëherë i shtyjnë përdoruesit e rinj në postimet e dëmshme që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre mendor.
Instagram do të ofrojë gjithashtu një veçori Favorites që tregon postimet më të fundit nga një listë llogarish që përdoruesi i klasifikon si të preferuar, si miqtë më të afërt . Përdoruesit mund të shtojnë deri në 50 të preferuara dhe postimet nga këto llogari do të shfaqen më lart në burimet e tyre kryesore. E gjithë kjo do të jetë e sigurt dhe private dhe të tjerët nuk njoftohen kur shtohen ose hiqen nga ato lista.