Site icon PORTALB

RMV, nga mesnata ulet çmimi i mazutit, benzina dhe nafta nuk ndryshojnë

Pompe benzini, foto nga Erik Mclean / Pexels

Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) pas mesnate do të ketë ndryshim vetëm në çmimin e mazutit, i cili do të ulet për 1 denarë. Nuk do të ketë ndryshime në çmimin e naftës dhe benzinës, transmeton Portalb.mk.

Këto janë çmimet e derivateve sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Ndryshe, nga mëngjesi i sotëm çmimi i naftës në bursat botërore është rritur me 6 për qind. Një fuçi naftë arriti në 107 dollarë në tregun e Londrës, pas një rënieje njëjavore të çmimit që ishte nën 100 dollarë
Exit mobile version