Site icon PORTALB

Zyrtarët ukrainas: Forcat ruse janë në Kiev

DONETSK (AA) - Pamjet nga rajoni i Donetskut, i cili mbahet nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, tregojnë tanket ushtarake ruse teksa lëvizin në një drejtim. Kjo lëvizje e fundit vjen pasi Rusia njohu rajonet Luhansk dhe Donetsk si shtete "të pavarura" dhe njoftoi se do të dërgojë forcat ruse atje për "ruajtjen e paqes". ( Stringer - Anadolu Agency )

Forcat ruse janë tani në Kiev, kanë thënë zyrtarët ukrainas përmes një postimi në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka thënë se “armiku” është në zonën Obolon, raporton transmetuesi britanik, BBC, transmeton REL.

Autoritetet ukrainase kanë inkurajuar banorët lokalë të krijojnë kokteje molotovi për të luftuar, por edhe i kanë këshilluar që të gjejnë streha të sigurta.

“Qytetarë paqësorë, jini të kujdesshëm. Mos dilni nga shtëpitë!”

Exit mobile version