Site icon PORTALB

Mjekët amë nesër protestojnë, do të punojnë vetëm me rastet urgjente

Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Mjekët amë të vendit nesër do të protestojnë, shkak për këtë sipas tyre janë kërkesat e paplotësuara të tyre dhe shtojnë se do të punojnë vetëm me rastet urgjente, nuk do të shfrytëzojnë sistemin “Termini im”, transmeton Portalb.mk.

Revolta e mjekëve amë, e cila nesër do të kthehet në protestë, siç thonë nga Shoqata e Mjekëve Privatë, vjen për shkak të kërkesave të të paplotësuara që kanë.

“Për një kohë të gjatë askush nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Nëse infermierët largohen nga qytetet e vogla, nuk do të ketë ekipe – nëse nuk ka ekipe, nuk ka ambulanca. Është në dëm të popullit”, thonë nga Shoqata e Mjekëve Privatë në vend.

Ata theksojnë se nevojiten disa reforma që stafi mjekësor të jetë i kënaqur.

Ndryshe, kjo protestë është e mjekëve amë nga vendbanimet më të vogla me numër të vogël pacientësh të cilët rrezikojnë të mbyllen.  Në shëndetësinë private, numri i mjekëve nga 1.800 është reduktuar në 1.436.

Exit mobile version