Site icon PORTALB

Komuna e Tetovës prezantoi planin për zgjidhjen e problemit me qentë endacak

Qen endacak në Tetovë, foto nga Portalb.mk

Qen endacak në Tetovë, foto nga Portalb.mk

Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e katërt miratoi propozim programin e sektorit për urbanizëm dhe menaxhimit me tokë ndërtimore për vitin 2022 ku parashihet ndërtimi i strehimores për qentë endacak në vlerë prej dy million denarëve, sot Komuna e Tetovës e bëri publike propozim programin për për zgjidhjen e problemit lidhur me kafshët endacakë në territorin e qytetit të Tetovës për vitin 2022, i cili ishte edhe ndër pikat e 100 ditëshit të Bilall Kasamit, shkruan Portalb.mk.

Në vitin 2022 Komuna e Tetovës parasheh kapjen dhe trajtimin e rreth 20 kafshëve në muaj, përkatësisht rreth 240 në vit. Trajtimi veteriner i kafshëve do të realizohet nëpërmjet mjekut të mjekësisë veterinere.

Aktivitetet do të kryhen në tre ndërrime. Në ndërrimin e parë dhe të dytë (ditor) do të kryhen obligimet e zakonshme për kontrollin e brezave të qytetit, në përputhje me Programin, por edhe do të intervenohet me kërkesë të qytetarëve. Ndërrimi i tretë (i natës) në varësi të kushteve klimaterike do të zhvillohet në mbrëmje dhe herët në mëngjes, gjatë kësaj parashikohet kontrolli i brezave tashmë të përpunuara dhe intervenime të serishme.

Financimi i Programit do të kryhet me mjete të parashikuara në buxhetin e Komunës të Tetovës për vitin 2022, Programi J8 në shumën prej 2,000,000,00 denarë. Çmimet për kapjen e kafshëve endacakë, qëndrim në stacionar dhe për trajtimin veterinar të parashikuara me këtë Program definohen nga ofertuesi më i mirë, i zgjedhur me furnizim publik nga Komuna e Tetovës.

Aktivitetet të cilat i parasheh Komuna e Tetovës t’i realizojë gjatë këtij viti janë si vijon:

 Kapja dhe transportimi

Punëtorët e angazhuar për kapjen e qenve endacak dhe maceve janë të pajisur me uniformë dhe pajisje përkatëse dhe mjete për vetëmbrojtje, si dhe pajisjet: automjet adekuat me rimorkio, lak dhe rrjetë për kapje, pushkë (safari) për vënien e përkohshme në gjumë me mjete për paralizë të përkohshme – fjetje, shporta – kafaze për transportim, qafore dhe tërheqëse, mjete përkatëse dhe pajisje për evidencën dhe identifikimin e kafshëve të kapura. Transporti nga vendi i kapjes deri në stacionar kryhet me automjet të specializuara të pajisur me kafaz përkatës për vendosjen e kafshëve. Uniforma dhe automjeti janë të dallueshme me mbishkrime:  “Shërbimi për trajtimin human dhe kontrollin e kafshëve endacake”.

Stacionari dhe trajtimi mjekësor

Stacionari është objekt me ndërtim të fortë, i lokalizuar pas Palma Mall-it në Tetovë i pajisur me hapësira përkatëse për trajtimin mjekësor si dhe kafaze – bokse, për vendosjen e kafshëve .Kafshët e kapura transportohen deri te stacionari, ku bëhet kontrolli klinik në të cilin klasifikohen kafshët që i plotësojnë kriteret e eutanazisë. Të gjitha kafshët e shëndosha nga ana klinike transportohen në pjesën e spitalit. Identifikimi i terrenit për çdo kafshë të kapur evidentohet menjëherë dhe regjistrohen edhe të dhënat tjera për kafshët, siç janë raca, gjinia, mosha, shenja të posaçme, vendi i kapjes etj.

Eutanazia

Eutanazia do të kryhet:

Sterilizimi (ovariohisterektomia dhe orhiektomia)

Sterilizimi i kafshëve meshkuj dhe femra, bëhet pas një kontrolli të detajuar klinik. Të gjitha kafshët që sipas mendimit të veterinarit i plotësojnë kriteret për operacion, operohen – sterilizohen.

Pas përfundimit të operacionit, kafshët e operuara vendosen në seksionin e spitalit ku qëndrojnë deri në shërimin e plagëve operative.

Në periudhën post operative, kafshët vendosen në kafazet e destinuara, përkatësisht në bokset, kryhet ushqimi i rregullt, me mbikëqyrje permanente nga ana e profesionistëve përkatës. Bokset e qendrës stacionare pastrohen rregullisht, dezinfektohen dhe kryhet dezinsektimi dhe sipas nevojës edhe deratizimi përkatës i tërë hapësirës së stacionarit.

Para largimit nga stacionari, bëhet vaksinimi i kafshëve kundër tërbimit dhe dehelmentacioni. Kafshë të caktuara kthehen përafërsisht në lokalitetin e njëjtë ku janë kapur më parë, me shenjë të verdhë në vesh.

Më shumë informata gjeni KËTU.

Qen endacak në Tetovë, foto nga Portalb.mk

Ndryshe, vetëm gjatë vitit 2021 në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës numri i rasteve të denoncuara për kafshim nga qentë endacak ishte 46. Megjithatë, kjo shifër është më e lartë pasi jo të gjitha rastet janë paraqitur në polici. Autoritetet deri tani nuk kanë bërë mjaftueshëm për të zgjidhur këtë problem, pasi rrugët e Tetovës janë plotë qen endacak të cilët shpesh bëhen agresiv dhe sulmojnë qytetarët. Qytetarët kërkojnë zgjidhje për këtë problem pasi ndjehen të rrezikuar.

Mjetet financiare të ndara nga Komuna e Tetovës për këtë problematikë janë më pak se vitin e kaluar, gjegjësisht për këtë vit komuna ka ndarë 2 milionë denarë, ndërsa vitin e kaluar kishte të ndara 3.5 milionë denarë. Rikujtojmë që në shtator, qentë endacak sulmuan rëndë dhe bënë për spital katërvjeçarin nga Reçica e Vogël i cili ishte duke lozur para derës së shtëpisë së ti.

Exit mobile version