Site icon PORTALB

RMV, u zgjodhën anëtarët e rinj të Komisionit për sëmundje infektive

Screenshot nga MIA

Screenshot nga MIA

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot shpalli emrat e anëtarëve të rinj të Komisionit për sëmundje infektive. Kryetar në këtë komision është doktor Aleksandar Petliçkovski, drejtori i Institutit për Imunologji, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i këtij komisioni u zgjodh doktor Zllate Mehmedoviç, nga Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Këto janë anëtarët e komisionit:

Sot në vend ka filluar edhe gjysmëvjetori i dytë për shkollat fillore dhe të mesme me prani fizike, për këtë kryetari i komisionit tha se insistimi për prani fizike në sholla është për shkak se nuk dëshirojnë të dëmtojnë zhvillimin psiko-fizik të nxënësve ndërkaq ai shtoi se rse skriningu i nxënësve do të bëhet me teste të shpejta.

“Po shqyrtohet mundësia që skriningu të bëhet me teste të shpejta, të cilat nuk janë shumë, por kemi në dispozicion rreth 20 mijë teste dhe përzgjedhja do të jetë e rastësishme, me të vetmin qëllim që të shohim përfshirjen e virusit tek kjo grup-moshë”, tha Aleksandar Petliçkoski.

Ndryshe, dje në vend u regjistruan 711 raste të reja me Covid-19 nga 3,197 analiza të kryera, prej rasteve të reja u regjistruan 84 riinfektime. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.788.251 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 268.901, numri i të shëruarve është 246.864, numri i të vdekurve është 8.409 dhe numri i rasteve aktive është 13.628.

Exit mobile version