Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.837 raste të reja me COVID-19

Korona Virus, foto: Mufid Majnun, Unsplash.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.837 të infektuar me COVID-19 nga gjithsej 6.647 të testuar, 85 pacientë janë shëruar, 24 të tjerë kanë ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 persona që kanë ndërruar jetë: 7 persona nga Shkupi (61vjet, 67vjet, 72vjet, 82vjet, 83vjet, 83 vjet) 2 nga Koçani (78vjet, 82vjet) 2 Ohër (48vjet, 69vjet) 4 Kumanovë (69vjet, 75vjet, 80vjet dhe 90vjet), 1 nga Veles (73vjet,), Prilepi(66vjet),Manastiri(81),Shtipi(69), Sveti Nikole(72vjet),Probishtip (80vjet), 3 nga Strumica (66vjet, 71vjet, 73vjet).

Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, sipas Regjistrit të të Vdekjeve me Diagnozë KOVID-19 nga Termini im,nuk janë raportuar person që kanë ndërruar jetë.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve (n = 24), nëntë persona ishin të vaksinuar plotësisht, dhe 23 kishin sëmundje shoqëruese.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Nga numri i përgjithshëm i rastëve pozitive (1.837), janë regjistruar 246 persona të riinfektuar

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Deri më tani janë kryer gjithsej 1.779.972 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 266.937, numri i personave të rikuperuar është 239.666,numri i të vdekurve është 8.362 dhe numri i rasteve aktive është 18.909.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

 

Exit mobile version