Site icon PORTALB

Kallëzim kundërvajtës për kryetarin e Jegunovcit, Dimitar Kostadinoski

Dimitar Kostadinoski

Dimitar Kostadinoski

Pas incidentit në Arkivin e Komunës së Jegunovcit, në të cilin ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Dimitar Kostadinoski nga VMRO-DPMNE dhe biznesmeni M.M. (69) nga Shkupi, MPB kumtoi se rasti është pastruar, njofton Portalb.mk.

SPB Tetovë deri te Gjykata Themelore e Tetovës ka dorëzuar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse kundër kryetarit 44-vjeçar dhe biznesmenit 69-vjeçar.

Sipas kumtesës, Kostadinoski më 5 janar rreth orës 11:30, në Arkivin e objektit të komunës, fillimisht në mënyrë verbale është përleshur me M.M. nga Shkupi, udhëheqës i një ndërmarrje private, ia ka marrë dhe gjuajtur dokumentet në një prej tavolinave dhe më pas e ka nxjerrë hapësira.

Nga ana tjetër, sipas paraqitjes, M.M. e ka ofenduar dhe e kërcënuar kryetarin, pasi që ia ka gjuajtur dokumentet dhe e ka nxjerrë nga Arkivi.

Kryetari Kostadinovski, një ditë pas incidentit, në Facebook njoftoi se në hapësirat e Komunës së Jegunovcit, drejtuesi i ndërmarrjes për elektrometale ka insistuar të bëjë falsifikim të dokumenteve, gjegjësisht të tërheqë fatura nga 17.09.2021 dhe të vendos fatura tjera të ndryshuara me të njëjtën datë.

Exit mobile version