Site icon PORTALB

RMV, amvisëritë me të ardhura të ulëta do të kenë zbritje në faturat e rrymës – ja si mund të aplikoni 

Ministria e Ekonomisë sot publikoi shpalljen për mbështetje financiare për energjinë e shpenzuar elektrike për personat me të ardhura të ulëta për vitin 2022, njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook, transmeton Portalb.mk.

Me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë, në përputhje me Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2022, kjo ministri sot publikoi shpalljen për ndarjen e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta në vitin 2022, të ardhurat e rregullta mujore të të cilëve në amvisëri nuk i tejkalojnë të ardhurat neto prej 30.000,00 denarëve edhe atë për:

Sipas shpalljes publike në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, personat me të ardhura të ulëta do të përvetësojnë mbështetje financiare përmes uljes së faturës mujore për energjinë e shpenzuar elektrike në vlerë prej 600 deri 800 denarë duke llogaritur nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Ndarjen e mbështetjes financiare e bën Ministria e Ekonomisë përmes përzgjedhjes së kërkesave të mbërritura nga amvisëritë me zbatimin e parimit të të ardhurave më të ulëta të amvisërive në vitin 2021 për secilën prej kategorive të përmendura në këtë shpallje, deri në shterimin e mjeteve të parashikuara në përputhje me programin.

Të drejtën për të marrë pjesë në këtë shpallje publike e kanë personat me të ardhura të ulëta të cilët do të parashtrojnë Formular për kërkesë për shfrytëzimin e mbështetjes financiare që mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të Ministrisë.

Me kërkesën për shfrytëzimin e mbështetjes financiare kërkuesi duhet të dorëzojë në Ministrinë e Ekonomisë dokumentet si vijon:

Kërkesa për shfrytëzimin e mbështetjes financiare së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, kërkuesit do ta dorëzojnë me postë në zarf të mbyllur drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në adresën “Jurij Gagarin” nr.15, 1000 Shkup, me shenjën – shpallje publike për mbështetje financiare për energji të konsumuar elektrike për persona me të ardhura të ulëta për vitin 2022, emri dhe mbiemri dhe adresa e kërkuesit dhe shënimi i detyrueshëm për numrin e anëtarëve të amvisërisë (person i vetëm, amvisëri me dy anëtarë, amvisëri me tre anëtarë, amvisëri me katër anëtarë, amvisëri me pesë e më shumë anëtarë).

Mbështetja financiare ndahet në nivel mujor për shfrytëzues në kohëzgjatje prej 12 muajve.

Konsumatorëve të rrezikuar të energjisë në përputhje me programin që e shfrytëzojnë ndihmë të garantuar minimale dhe realizojnë shtesë në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për konsumin e karburanteve në amvisëri në përputhje me nenin 42 të Ligjit për mbrojtjen sociale dhe personat e moshuar në përputhje me nenin 7 të Ligji për siguri sociale, personave të moshuar u takon mbështetje financiare nga kjo shpallje.

Afati për aplikim për këtë shpallje publike është 30 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike.

Thirrjen publike dhe dokumentacionin e duhur  mund ta gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë në linkun këtë link.

Ndryshe, kjo masë ka ardhur pas rritjes së energjisë elektrike për 9.48 përqind në Maqedoninë e Veriut dhe heqjen e tarifës së lirë gjatë ditës.

Exit mobile version