Site icon PORTALB

Orce Kamçev para Viti të Ri doli nga paraburgimi për kontrolle në “Sistinë”

Orce Kamçev

Orce Kamçev

Biznesmeni Orce Kamçev, i akuzuar në rastet “Parcelat në Vodno”, prej dje me leje të Gjykatës Penale në Shkup nga burgu i Shutkës u dërgua për kontrolle në spitalin privat “Sistina”, ku është edhe pronar i pjesshëm, transmeton Portalb.mk.

Kamçev është mbajtur për kontrolle për vërtetimin e gjendjes së tij shëndetësore, e cila është vlerësuar si e përkeqësuar.

Nga marsi i këtij viti, Kamçev disa herë ka qenë në kontrolle, por Gjykata Penale për herë të parë lejon që ai të shkojë në kontrolle në spitalin provat në të cilin është anëtar i bordit drejtues.

Exit mobile version