Në rrjetin social Telegram është hapur grupi i ri “Dhoma publike” në të cilin ndahen fotografi, profile nga rrjetet sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave nga Maqedonia, njofton Telma.
Grupi për një ditë numëron 219 anëtarë, kurse deri më tani janë shpërndarë 61 foto dhe 14 video.
Skandali i “Dhomës publike” u zbulua vitin e kaluar kur foto dhe video me vajza, disa prej tyre edhe të mitura, u shpërndanë në grupin Telegram.
Atëkohë, grupi u mbyllë, por në janar të këtij viti, përsëri ishte hapur një grup tjetër. Prokuroria Publike në muajin prill pas reagimeve të ashpra të opinionit ngriti aktakuzë kundër dy personave të moshës 32 dhe 21 vjeçar, të cilët akuzohen për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje pornografi fëmijësh.
Nga Gjykata Themelore Penale – Shkup shkurtimisht për Telman janë përgjigjur se nesër vazhdon gjykimi në rastin “Dhoma Publike” ndaj dy të akuzuarve.
- LEXO: RMV, filloi gjyqi për rastin Dhoma Publike
- LEXO: Është ngritur aktakuzë për rastin”Dhoma publike 1″, për rastin e dytë kërkohet ndihmë juridike ndërkombëtare
- LEXO: Prokuroria Publike: Hetimi për “Dhoma publike 2” është në fazën përfundimtare, po zhvillohen procedura hetimore në disa prokurori
- LEXO: RMV, gjykata caktoi 30 ditë paraburgim për krijuesin dhe administratorin e grupit “Dhoma Publike”
- LEXO: “Dhoma Publike” është një koleksion i grabitqarëve seksualë që trupat femra i shikojnë si objekte pa të drejtë të privatësisë