Site icon PORTALB

Tetovë, do të rriten çmimet e parkingjeve (Dokument)

Komuna e Tetovës, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Komuna e Tetovës, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Çmimet e parkingjeve që funksionojnë nën kompetenca të Komunës së Tetovës do të rriten, pasi kështu vendosi këshilli i Komunës në seancën e katërt që u mbajt dje, shkruan Portalb.mk.

Me 18 vota për, Këshilli votoi çmimoren e re për parkingjet në Tetovë.  Me këtë cmimore ndryshohet shuma e kompenzimit për shërbimin e shfrytëzimit të parkingjeve të teritorit të Komunës Tetovës.

Më poshtë mund të shihen ndryshimet e çmimeve.

Parkingjet e mbyllura:

Zona A

Zona B

Zona C

Parkimi Zonal:

Zona A

 Zona B

Parapagesa mujore për shfrytëzimin e të gjitha parkingjeve të mbyllura për shfrytëzimin e të gjitha parkingjeve të mbyllura në një zonë:

Zona A

Zona B

Parapagesa mujore/vjetore për shfrytëzimin e të gjitha parkingjece të mbyllura në të gjitha zonat 

Zona A B C

Kompensim për shërbimin e marimangës 

Mjetet e grumbulluara nga kompenzimi për shfrytëzimin e parkimeve publike dhe siperfaqeve publike në  teritorin e Komunës së Tetovës  përbëjnë të hyrat e ndërmarjes publike “Parkingu i Qytetit Tetovë“

Ndryshim i çmimores

Debatin për ndryshimin dhe plotësimin e çmimores për parkingjet mund ta ndiqni në videon më poshtë nga ora 3:16:12.

Ndryshe, Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e katërt e miratoi propozim-buxhetin e komunës për vitin 2022. Buxheti për këtë vit është 26 milionë euro ndërsa deficiti është mbi 500 mijë euro. Sipas kryetarit të komunës, Bilall Kasami, ky është një buxhet krize pasi i njëjti është i përcaktuar në korniza ligjore që nënkupton mesataren e realizimit të tre viteve të fundit. Nga grupi i këshilltarëve të BDI-së thonë se buxheti është më shumë shpenzues se sa buxhet ekonomik kurse nga nisma”Më mirë për Tetovën” shprehen se propozuan zvogëlimin e shpenzimeve të panevojshme.

Exit mobile version