Site icon PORTALB

SHBA kërkon që BE t’i fillojë negociatat edhe me RMV edhe me Shqipërinë, pas paralajmërimeve të Bullgarisë se do të bllokojë vetëm Shkupin

Departamenti amerikan i shtetit

Departamenti amerikan i shtetit

Është kyçe që Bashkimi Evropian t’i përmbahet synimeve të tij, ndërsa kjo do të thotë t’i fillojë negociatat qasëse edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, pa prolongime, deklaroi për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, në pyetjen nëse SHBA mbështesin ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në rrugën evropiane, pas paralajmërimeve të Qeverisë bullgare se është e gatshme të jap dritë jeshile për Shqipërinë, por jo edhe për Maqedoninë, transmeton Portalb.mk.

“Edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut kanë miratuar reforma të vështira, thelbësore dhe të dyja meritojnë të përparojnë në rrugën e tyre qasëse drejt BE-së”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Zëri i Amerikës pyeti edhe nëse SHBA planifikon të vendosë sanksione ndaj Bullgarisë, nëse e mban pozicionin e njëjtë edhe në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së më 14 dhjetor në Bruksel.

“Inkurajojmë zgjidhje të qorrsokakut sa më shpejtë të jetë e mundur që të nxitet përparim i reformave të nevojshme dhe zhvillim ekonomik i rajonit të Ballkanit Perëndimor. SHBA mbetet e angazhuar prej së afërmi me partnerët tanë evropian në lidhje me këtë çështje”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Prej aty shtuan se “procesi i zgjerimit të BE-së promovon paqe, stabilitet, demokraci dhe prosperitet në rajon dhe prolongimet e panevojshme e dekurajojnë gjithë rajonin”.

Qeveria bullgare para disa ditëve përsëriti se, nuk do ta ndryshojë pozicionin për fillim të negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në, përkatësisht nuk do ta heq veton dhe  se janë të gatshëm të japin dritë jeshile për fillimin e negociatave qasëse të BE-së me Shqipërinë.

Nga Qeveria bullgare përsëri thirren në deklaratën e parlamentit bullgar nga 10 tetori i vitit 2019 dhe thonë se ai pozicion mbetet edhe për mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së më 14 dhjetor në Bruksel.

Exit mobile version