Site icon PORTALB

Alternativa pa vendim, autorizuan Gashin për negocim me Zaevin

Orhan Murtezani, foto screenshot nga MIA

Orhan Murtezani, foto screenshot nga MIA

Alternativa pas mbledhjes së sotme prej disa orësh tha se Kryesia Qendrore e Partisë  ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të negociojë me kryeministrin Zoran Zaev ose eventualisht me mandatarin e ri për përfshirjen e tyre eventuale në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

“Kryesia Qendrore e Partisë ka autorizuar kryetarin që të komunikojë me të gjithë autorët politik, në këtë rast edhe kryeministrin aktual, por edhe eventualisht mandatarin e ri, për të parë se cili është koncepti i tyre për të dalë nga kjo krizë. Ne do ta dëgjojmë versionin e tyre të zgjidhjes së këtij ngërçi, do të shohim se a ka gatishmëri për program të përbashkët qeveritar, dhe a ka gatishmëri që në emër të këtyre synimeve partnerët e deritanishëm qeveritarë të heqin dorë nga një pjesë e pushtetit të tyre, për të krijuar një ekuilibër të ri.” tha  Orhan Murtezani, zëdhënësi i Alternativës.

Vendimi final sipas Alternativës do të merret nga Kuvendi Qendror i Alternativës, pas negociatave me ekzekutivin.

Në këtë mbledhje nuk ishin dy deputetët Skender Rexhepi – Zejdi dhe Safije Sadik.

“Deputeti Rexhepi dhe deputetja Sadiki janë në udhëtim jashtë vendit, si pjesë e delegacionit parlamentar”. tha Murtezani.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Exit mobile version