Site icon PORTALB

Në pah fundi i thëngjillit pasi Mbretëria e Bashkuar siguron zotime ambicioze në samitin COP26

COP26

COP26

Fundi i thëngjillit – kontribuesi i vetëm më i madh në ndryshimin e klimës – është në dukje që falë MB-së të sigurojë një koalicion prej 190 anëtarësh të vendeve dhe organizatave në COP26, me vende të tilla si Polonia, Vietnami, Egjipti, Kili dhe Maroku që shpallën angazhime të qarta për larguar gradualisht energjinë nga thëngjilli, thonë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

“Angazhimet e sotme, të bashkuara nëpërmjet përpjekjeve të udhëhequra nga MB, duke përfshirë  ‘Deklariatën për tranzicion global nga thëngjilli në energjinë e pastër’, përfshijnë vende të zhvilluara dhe në zhvillim, përdoruesit kryesorë të thëngjillit dhe vendet e cenueshme nga klima. Kjo përfshin 18 vende që për herë të parë angazhohen për të hequr dorë dhe të mos ndërtojnë apo investojnë në energji të re nga thëngjilli, duke përfshirë Poloninë, Vietnamin dhe Kilin,  duke shënuar një moment historik në COP26 në tranzicionin global drejt energjisë së pastër”, thuhet në kumtesë.

Kjo deklaratë, e lëshuar sot, i angazhon vendet në mbarë botën që:

Kjo është në krye të Kinës, Japonisë dhe Koresë, tre financuesit më të mëdhenj publikë të thëngjillit, të cilët angazhohen për t’i dhënë fund financimit jashtë shtetit për prodhimin e thëngjillit deri në fund të vitit 2021, të shpallur vitin e kaluar gjatë Presidencës së ardhshme COP26 të Mbretërisë së Bashkuar. Marrëveshjet në G7, G20 dhe OECD për t’i dhënë fund  financimit publik ndërkombëtar të thëngjillit dërgojnë një sinjal të fortë se ekonomia botërore po kalon tek burimet e riipërtërishme. Kjo mund t’i japë fund mbi 40 GW të thëngjillit në 20 shtete, që është ekuivalente me mbi gjysmën e kapacitetit të Mbretërisë së Bashkuar për gjenerim të energjisë elektrike

“Në Maqedoninë e Veriut, Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe përgatitjen e Strategjisë kombëtare për energji e cila do të trasojë rrugën drejt një energjie më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.  Tani po mbështesim planin e parë të zbatimit të strategjisë (2020 – 2026), një udhërrëfyes i vizionit të plotë të vendit për një tranzicion radikal të energjisë, duke hequr impiantet e linjitit që janë shumë ndotëse dhe të vjetruara dhe duke shkuar drejt alternativave të tilla si energjia diellore, e erës dhe ujit”, deklaroi ambasadorja e MB në Maqedoninë e Veriut Rachel Galloway.

Ajo shtoi se për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen globale të temperaturës në 1.5 gradë, tranzicioni global drejt energjisë së pastër duhet të përparojë katër deri në gjashtë herë më shpejt se aktualisht.

“Duke qenë se thëngjilli është kontribuesi i vetëm më i madh për ndryshimet klimatike,  heqja e tij dhe ofrimi i një tranzicioni të shpejtë dhe gjithëpërfshirës drejt energjisë së pastër është thelbësor nëse duam të mbajmë gjallë zotimin prej 1.5 gradë”, shtoi Galloway.

28 anëtarë të rinj janë nënshkruar sot në Aleancën më të madhe botërore për të larguar thëngjillin, Aleanca për energji pas thëngjillit (PPCA) e nisur dhe bashkëkryesuar nga MB. Kili, Singapori dhe Durbani janë bashkuar sot me mbi 150 vende, kombe dhe biznese, duke përfshirë partnerët  financiarë NatWest, Lloyds Banking, HSBC dhe Export Development Canada. Kjo llogaritet për mbi 17 trilion dollarë asete tani të angazhuara për qëllimet e PPCA-së për të larguar thëngjillin.

Ka pasur gjithashtu një ulje prej 76% të numrit të termocentraleve të reja të thëngjillit të planifikuara në nivel global gjatë 6 viteve të fundit, që do të thotë anulimin e 1000 GW të impianteve të reja të thëngjillit që nga Marrëveshja e Parisit, afërsisht ekuivalente me rreth 10 herë kapacitetin total gjenerues më të lartë të MB.

Marrëveshja e sotme globale për të kaluar nga thëngjilli në energji të pastër është mundësuar falë një numri iniciativash të tjera të organizuara nga MB, duke përfshirë:

Mbretëria e Bashkuar tashmë po realizon  shumë nga angazhimet më ambicioze për energji të pastër në mesin e ekonomive më të mëdha në botë, duke u zotuar të largojnë  plotësisht energjinë e thëngjillit deri në vitin 2024, duke çuar përpara prodhimin e energjisë së rinovueshme me një sistem energjie të dekarbonizuar deri në vitin 2035 dhe duke demonstruar se trajtimi i ndryshimeve klimatike nuk duhet të jetë në kurriz të një ekonomie në rritje.

Midis 1990 dhe 2019, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit për 78% ndërsa emetimet e karbonit ranë për 44%, ulja më e shpejtë në G7 – energjia e thëngjillit përbën më pak se 2% të prodhimit të energjisë krahasuar me 40%  të pothuajse një dekadë më parë. Këto arritje pasojnë publikimin e Strategjisë për Zero Neto të Mbretërisë së Bashkuar në muajin e kaluar, e cila përshkruan masat për të mbështetur bizneset dhe konsumatorët drejt kalimit në energji të pastër, duke mbështetur qindra mijëra vende pune të paguara mirë dhe duke shfrytëzuar deri në 90 miliardë £ të investimeve private deri në 2030.

Exit mobile version