Site icon PORTALB

REK Manastiri prej mbrëmë prodhon sërish energji elektrike

TEC Manastir

TEC Manastir

ShA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (ShA EMV) njoftoi se nga ora tre e mëngjesit, pas riparimit të defektit në Bllokun 1 të REK Manastir, elektrana sërish prodhon rrymë. Blloku i parë u mbyll ditën e djeshme për shkak të prishjes së tubit dhe kështu prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend ishte jashtë funksionit, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, Blloku 3 nuk punon pas zjarrit në transfostacionin javën e kaluar, kurse Blloku 2 është në rregullim të rregullt. Pritet të vendoset në funksion në fund të kësaj jave.

“Vazhdojnë aktivitetet për vënien në funksion të bllokut 2, i cili ishte në riparim. Pritet që deri në fund të javës ky impiant të jetë ‘në rrjet’”, njoftuan ShA EMV.

Exit mobile version