Ali Ahmeti gjatë hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, vlerësoi që interesi shtetëror do të jetë mbi interesin partiak në këtë situatë, transmeton Portalb.mk.
“Ky është takimi i organit më të lartë të BDI-së për analizë të situatës. Dhe tërë analiza është që ne prioritet në këtë situatë vendosim interesat e shtetit, proceset e rëndësishme në vend, siç është marrja e datës për negociatat me BE-në, zgjidhja e problemit me palën Bullgare, funksionimi i shtetit në kuadër të normalitetit”, deklaroi Ahmeti.
Ai ka theksuar se BDI-ja prioritet ka interesat shtetërore, pastaj ato grupore-partiake, duke u shpreh që nuk është i shqetësuar për gjendjen me opozitën.
“Jam në bisedime me të gjitha palët, të cilat kanë për orientim qasjen euro-atlantike, të cilat kanë për orientim vizionin evropian, por jo me parti të cilat kanë për prioritet filozofinë anti-NATO, filozofinë anti-amerikane, filozofinë anti-evropiane, filozofinë anti-shqiptare. Me këto nuk kemi asnjë komunikim dhe nuk do të kemi kurrë”, deklaroi Ahmeti.
Pas zhvillimeve të fundit politike që ndodhën në Maqedoninë e Veriut, sidomos pas paralajmërimeve për formimin e shumicës së re parlamentare nga opozita, Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbledh Këshillin e Përgjithshëm.
Kujtojmë se vendi fillimisht u fut në krizë politike, pasi lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev më 31 tetor, paralajmëroi dorëheqje nga dy këto pozita, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale. Megjithatë, Zaev tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi shumica parlamentare është stabile. Por, Lëvizja Besa ndryshoi qëndrim, pas vendimit që të përsëriten zgjedhjet në njërin prej vendvotimeve në Komunën e Zhelinës, ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa. Vendimi është bërë shkak që kjo parti të shqyrtojë qëndrimin e saj në Qeveri.
- LEXO: Situata politike në RMV, BDI-ja sot do të mbledh Këshillin e Përgjithshëm
- LEXO: Ahmeti për shumicën e re parlamentare: Nuk do të veprojmë me emocione dhe eufori
- LEXO: Mickoski: Nëse Zaev nuk e dorëzon dorëheqjen do të votojmë mosbesimin e Qeverisë (VIDEO)
- LEXO: Thellohet kriza politike në RMV, Lëvizja Besa po shqyrton mundësinë që ta lëshojë Qeverinë
- LEXO: Hoxha i Besës kërcënon me rrëzimin e qeverisë pasi KShZ-ja pranoi ankesën e BDI-së për Zhelinën
- LEXO: RMV, KShZ-ja ka pranuar 23 ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
- LEXO: RMV, KShZ-ja ka pranuar 13 ankesa për parregullsi zgjedhore
- LEXO: LEXO: RMV, u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021, gjithçka që ndodhi
- LEXO: Harta me fituesit e zgjedhjeve lokale në RMV (Infografik)