Site icon PORTALB

KShZ: LSDM dhe VMRO-DPMNE tërhoqën ankesat e tyre për zgjedhjet në rrethin e dytë

Kuti votimi në RMV, foto nga Portalb.mk / Teuta Buçi

LSDM dhe VMRO-DPMNE tërhoqën ankesat e tyre për rezultatet e zgjedhjeve në rrethin e dytë, konfirmuan mbrëmë nga KShZ për MIA-n, transmeton Portalb.mk.

LSDM kishte parashtruar shtatë ankesa për dy vendvotime në Shuto Orizarë, një vendvotim në Konçe, tre vendvotime në Koçan dhe një vendvotim në Çeshinovë-Obleshevë, ndërsa VMRO-DPMNE kishte një ankesë për një vendvotim në Probishtip.

Dje KSHZ-ja njoftoi se ka pranuar 23 ankesa. Sipas njoftimeve, sot KSHZ-ja pritet të vendosë për 15 ankesat e mbetura të BDI-së, TMRO-së dhe Grupit të votuesve Enver Pajaziti.

BDI ka paraqitur pesë ankesa, tre prej të cilave janë për vendvotimet në Studeniçan dhe dy për vendvotimet në Zhelinë. Partia politike TMRO ka bërë shtatë ankesa, të gjitha kundër komunës së Nagoriçanit të Vjetër, ndërsa ankesat e grupit të votuesve Enver Pajaziti janë rreth tri vendvotimeve në Bërvenicë.

Mbrëmë KShZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Exit mobile version