Site icon PORTALB

RMV, KShZ-ja ka pranuar 23 ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Votim në RMV, foto nga Portalb.mk / Teuta Buçi

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve deri dje janë dorëzuar gjithsej 23 ankesa për procedurën për votim dhe procedurën e grumbullimit dhe konfirmimit të rezultateve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021, transmeton Portalb.mk.

Afati për parashtrimin e ankesave për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvilluan të dielën më 31 tetor, përfundon sot në ora 14:00, informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në konferencën e pardjeshme për shtyp, ku janë publikuar rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet.

Exit mobile version