Site icon PORTALB

KSHZ shpalli rezultatet zyrtare: Këto janë fituesit në rrethin e parë, ndërsa në këto komuna do të votohet në rrethin e dytë 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) foto nga Portalb.mk

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në rrethin e parë të mbajtur më 17 tetor, njofton Portalb.mk.

Sipas rezultateve në raundin e parë, kryetarët e komunave të zgjedhur zgjedhur nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE janë:

Kryetarët e zgjedhur nga LSDM dhe koalicioni “Më e mira për komunën time” janë:

BDI ka dy të zgjedhur në raundin e parë:

Sipas rezultateve paraprake, edhe në Kisella Vodëu zgjodh kryetari i komunës, aty fitoi Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE. Por kundër kësaj komune ka të parashtruar ankesë si dhe kundër komunave Dibër, Pllasnicë dhe Shuto Orizarë, në të cilat do të ketë raund të dytë.

Rezultatet përfundimtare në këto komuna ku ka të parashtruar ankesa, siç tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, Komisioni do t’i shpallë pas përfundimit të afatit për paraqitjen e padisë në Gjykatën Administrative për vendime për ankesa.

Në rrethin e dytë do të votohet në këto komuna dhe në qytetin e Shkupit ndërmjet kandidatëve:

Zgjedhje të reja në dy komuna

Në dy komuna, Mavrovë-Rostushe dhe Qendër Zhupë, votimi do të përsëritet për shkak të mospërmbushjes së pragut ligjor – së paku një e treta e votuesve të regjistruar të dalin në votim.

Dashtevski theksoi se në afat prej 15 ditësh do ta informojnë Qeverinë dhe më pas do ta informojnë Kuvendin që duhet të shpallë zgjedhje të reja për këto dy komuna.

Rezultatet përfundimtare për këshillat në komuna dhe në qytetin e Shkupit, KSHZ-ja i bëri të ditura që do t’i publikojnë në ueb faqe gjatë ditës.

Ndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 31 tetor.

Exit mobile version