Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet nga konkursi për shpërndarjen e bursave në gjimnazin për matematikë dhe informatikë në Shkup dhe në “Akademinë e Sportit” për vitin shkollor 2021/22, transmeton Portalb.mk.
Në gjimnazin e matematikës, 29 nxënës i kanë plotësuar kushtet e Konkursit për nxënësit e rregullt.
Në “Akademinë e Sportit” janë pranuar 274 aplikime si të suksesshme, ndërsa nuk janë pranuar vetëm katër aplikime.