Site icon PORTALB

Intensifikimi i punimeve në mes të fushatës zgjedhore ka paralizuar dhjetëra rrugë në Shkup dhe Tetovë

Foto: Qyteti i Shkupit

Trafiku në qytetin e Shkupit dhe Tetovës ditëve të fundit po përballet me një rrëmujë dhe kaos të vërtetë. Gjithandej nëpër qytet, mund të hasni në kolona të gjata gjatë ditës, gjë që bën të pamundur që qytetarët të arrin  në kohë në destinacionin e tyre. Kjo është shkaktuar nga intensifikimi i punimeve nëpër rrugët e qytetit, për shkak të afrimit të zgjedhjeve lokale, shkruan Portalb.mk.

Kryetarët e komunave kanë rritur aktivitetet e tyre në prag të zgjedhjeve lokale. Vetëm në qytetin e Shkupi, po punohet në disa bulevarde, të cilat lidhin rrugë dhe pjesë kyçe të qytetit, gjë që shkakton edhe kaosin në trafik.

Edhe pse në Maqedoninë e Veriut aktualisht po zhvillohet fushata për zgjedhjet lokale të tetorit dhe ligjërisht nuk duhet të ketë aktivitete të këtilla punuese, një pjesë e punimeve kanë nisur më herët apo në prag të fillimit të fushatës dhe vazhdojnë punimet edhe më tej.

Nga qyteti i Shkupit Portalb.mk mori përgjigje se, momentalisht po punohet në këto pjesë:

Qendra për menaxhim dhe kontroll të trafikun në Qytetin e Shkupit informoi sot se numër më i madh i veturave janë vërejtur në:

Me një situatë të ngjashme po përballet edhe Komuna e Tetovës. Edhe kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi, ka lënë shumë projekte për në fund të mandatit të saj të dytë dhe në prag të fushatës së saj zgjedhor për mandatit e tretë në këtë post.

Pra, edhe komunikacioni në Tetovë po përballet me kaos këto ditë, për shkak të punimeve që zhvillohet në rrugët e qytetit.

Rruga Dervish Cara

Momentalisht në këtë qytetet, mes tjerash, po punohet në rrugën që lidh spitalin e Tetovës me rrugën Dervish Cara. Këtu po bëhet asfaltimi i rrugës në gjatësi 180m, rregullimi dhe ndërtimi i kanalizimit. Po rikonstruohet rruga rajonale Tetovë – Xhepçisht, si dhe rruga “Jane Sandaski” që ndodhet në qendër të qytetit dhe shumë e shfrytëzueshme nga qytetarët.

Të gjitha këto rrugë lidhin pjesë kyçe të qytetit.

Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve. Por, edhe përkundër kësaj, kandidatët filluan me fushatë jo zyrtare para kësaj periudhe.

Exit mobile version