Site icon PORTALB

Carovska paralajmëroi që mësimi në shkolla fillore dhe të mesme do të vazhdojë me prani fizike

Shkolle

Ministrja për arsim dhe shkencë, Milla Carovska, pas takimit të zhvilluar me udhëheqësit e shkollave fillore dhe të mesme, vlerësoi që mësimi duhet të vazhdojë me prezencë fizike, transmeton Portalb.mk.

“Tani për tani nuk ka nevojë të ndryshohet modeli për mënyrën e zhvillimit të mësimdhënies, sepse nuk ka transmetim të brendshëm të virusit në shkolla”, deklaroi ministrja Carovska, duke marrë edhe pohimin nga drejtorët e shkollave për gatishmërinë për mësim onlajn në rast nevoje.

Ministrja raportoi që nga 0.01 deri 0.03 përqind e nxënësve janë të infektuar së fundmi nga gjithsej 240 mijë nxënës, ndërkohë 72 përqind e mësimdhënësve janë të vaksinuar.

“Prioriteti ynë kryesor i përbashkët është dhe duhet të jetë parandalimi i shkollave nga përhapja e Kovid 19, sepse është më mirë që nxënësit mësimin të ndjekin sa më gjatë me prani fizike në klasat”, deklaroi Carovska.

Exit mobile version