Site icon PORTALB

Bilall Kasami zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës

Bilall Kasami

Partia Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e kryetarit të kësaj partie, Bilall Kasamit për të marrë pjesë në garat e 17-të tetorit, për të qenë kryetar i Komunës së Tetovës, transmeton Portalb.mk. 

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes Besa, sekretarëve të partisë anëtarëve të kryesisë qendrore, nënkryetarëve, u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tetovës, ku kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Besar Durmishi dhe kryesinë e degës. Po ashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, do të garojë kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.” thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

 

Exit mobile version