Site icon PORTALB

RMV, akoma aktive zjarret në dy fshatra të Petrovecit, është shuar zjarri në Raoviq, Bukoviq dhe Toplicë

Zjarri në Berovë, foto arkiv: Portalb

Akoma është aktiv zjarri në fshatrat Divlje dhe Krushje në Petrovec, dhe po përhapet në livadhe me bar të thatë, kurse ai në fshatrat Raoviq dhe Bukoviq, si dhe në Toplicë në Prilep është shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton Portalb.mk.

Sipas situatës me zjarret deri në orën 8, OP Karaxhica njoftoi se zjarri në fshatrat Divlje dhe Krushje është akoma aktiv dhe po përhapet në livadhe me bar të thatë.

Ata njoftojnë se do të vazhdojnë t’i shuajnë gjatë ditës së sotme. Zjarri dje u përhap në zonën e fshatit Xhidimirc në Veles. Sot në orët e para të mëngjesit, ekipi i OP Babuna Veles doli në teren dhe arriti në përfundimin se ka rënë shi gjatë natës dhe është shuar.

Sipas njoftimit të personit për kontakt nga NJVL Saraj, zjarri pranë fshatit Raoviq е është shuar, gjegjësisht nuk shihet tym apo zjarr falë ndërhyrjeve gjatë ditës së djeshme dhe shiut.

Kanë intervenuar 20 pjesëtarë të Ushtrisë, OP Jasen me tre punonjës; NP Jasen me punonjës; BZ me tre zjarrfikës në një automjet zjarrëfikësish, dhe helikopterë të Ushtrisë.

Zjarri në fshatin Toplicë, më saktësisht nga fshati Rakle drejt Kërstecit është shuar. Pjesëtarët e OP Cërn Bor Prilep intervenuan me gjashtë punonjës.

Deri mbrëmë, në territorin e vendit kishte gjashtë zjarre aktive, tre prej të cilëve ishin me intensitet më të madh, tre të tjerë u lokalizuan dhe një u vu nën kontroll. Në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, situata me zjarret monitorohet përmes sistemit NIX ((Next generation incident command) e cila siguron të dhëna në kohë reale dhe të cilat më pas digjitalizohen, dhe si ndihmë në trajtimin e zjarreve në vend, janë përfshirë ekspertë për zjarre me rrezik të lartë nga Franca, Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara.

Siç njoftoi dje në një konferencë për shtyp drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angellov, sistemi NIKS shërben për shfaqjen hapësinore të të dhënave në kohë reale dhe jep paraqitje vizuale të situatës me zjarret.

“Para nesh kemi hartën e Maqedonisë, duke klikuar mund të futemi në çdo zjarr, për të parë se cili është statusi i tij, nëse është shuar, nëse është aktiv, nëse është nën kontroll. Nëse është aktiv të shihet sa forca janë në terren, sa pjesëtarë të shërbimeve të zjarrfikësve, nga jashtë, vendas, sa pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë janë të angazhuar, sa cisterna, sa automjete, tekstualisht i kemi të gjitha informacionet në dispozicion. Ky sistem është në fazën e zhvillimit, por tani kam kërkuar që përshpejtimi i tij të përfundojë dhe të vihet në përdorim në shërbim të shuarjes së zjarrit”, shpjegoi Angellov.

Një nga autorët e sistemit, Urim Vejseli, në konferencën për shtyp tha se projekti filloi në vitin 2016 dhe është pjesë e programit të NATO -s “Shkenca për paqen dhe sigurinë”. Në projekt marrin pjesë së bashku me kolegët e tyre nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, si dhe Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të përfshira, përkatësisht Universiteti MIT dhe Laboratori Lincoln.

Angelov dje pasdite zhvilloi takim ambientet e QMK-së me ambasadoren amerikane në vend, Kate Marie Burns

Qëllimi i takimit, siç informuan nga Qendra, ishte prezantimi i ekipit nga Shërbimi Pyjor i SHBA -së, i cili në mbështetje të përpjekjeve kombëtare të USAID -it për të luftuar zjarret në pyje, në dy javët e ardhshme do të ofrojë mbështetje për njësitë dhe QMK -në në planin strategjik dhe nivel taktik, por edhe aktivitetet për bashkëpunim të mëtejshëm do të programohen.

Exit mobile version