Site icon PORTALB

RMV, nga e hëna do të ketë kontrolle të intensifikuara në lidhje me masat e reja kundër kovid-19

Virusi korona, Shkup, kafene, restorant, restaurant, kafiteri

Foto: AA

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Aneta Simeska Dimoska, në takimin e sotëm diskutuan për zbatimin e vendimit për rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, protokollet e synuara, planet dhe algoritmet për veprim për mbrojtjen kundër kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Siç informoi ministri përmes profilit të tij në Facebook, kontrollet e intensifikuara do të pasojnë nga e hëna.

“Andaj vaksinohuni, që ta ruajmë shëndetin”, shkroi Bekteshi.

Me masat e fundit për mbrojtjen dhe parandalimin nga kovid-19 të cilat i miratoi Qeveria ndalojnë çdo lloj ngjarjeje dhe funksionimi të objekteve hotelierike të mbyllura nga 16 gushti dhe vërtetim të detyrueshëm të vaksinimit, të paktën me dozën e parë, gjatë hyrjes në ngjarje ose objekt me më shumë prej 30 të pranishëm në ambient të hapur nga 15 gushti. 

Exit mobile version