Gara e njëmbëdhjetë e Kampionatit Botëror Formula 1 këtë fundjavë do të zhvillohet në Hungari, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e njëmbëdhjetë do të zhvillohet në pistën Hungaroring, e gjatë 4.3 kilometra në Budapest.
Kualifikimet do të zhvillohen të shtunën, ndërsa garat me 70 xhiro të dielën.
Në prag të garës, Max Verstappen (Red Bull-Honda) ka pesë fitore, Lewis Hamilton (Mercedes) ka katër dhe Sergio Perez (Red Bull-Honda) një.
Renditja e pesë vozitësve dhe skuadrave kryesore:
– Renditja e vozitësve:
1. Max Verstappen (Holandë): 185 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 177
3. Lando Norris (Britani e Madhe): 113
4. Valtteri Bottas (Finlandë): 108
5. Sergio Perez (Meksikë): 104
– Renditja e skuadrave:
1. Red Bull: 289
2. Mercedes: 285
3. McLaren: 163
4. Ferrari: 148
5. AlphaTauri: 49