Site icon PORTALB

KOVID-19 në RMV, Tetova edhe sot me numër më të madh të infektuarve në 24 orët e fundit

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 2.518 të testuar, janë identifikuar 19 raste pozitive me KOVID-19, 4 pacientë janë shëruar, ndërkaq nuk ka asnjë të vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.760, të shëruarve 150.118, të vdekurve 5.486, ndërkaq për momentin ka 156 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit janë të infektuar 11 persona nga Tetova dhe 8 nga Shkupi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është dita e dytë që Tetova e ka numrin më të madh të infektuarve. Dje, në Tetovë u regjistruan 6 raste të reja me KOVID-19, nga gjithsej 9 në RMV. Pas Shkupit, i cili momentalisht ka 56 raste aktive, Tetova është qyteti i dytë me më shumë raste aktive, gjegjësisht 34.

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version