Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim me të cilin do të rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 1.91 përqind, krahasuar me çmimet e datës 21 qershor. Sipas vendimit të ri, çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rriten për 1.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i Eurodiesel (DE V) me 1 denar për litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë më i lartë për 0.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës M-1 NS do të rritet me 1.144 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 37.152 denarë, transmeton Portalb.mk.
Nga mesnata e sotme, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Eurosuper BS – 95, 71 denarë për litër, Eurosuper BS -98, 73 denarë për litër, Eurodiesel BS (DE V) 63 denarë për litër dhe vaji ekstra i lehtë EL-1, 62.50 denarë për litër.
Gjatë shtatë ditëve të fundit, çmimet e berzave botëroremesatarisht vërejnë rritje te: benzina për 2.671 përqind, dizeli për 1.433 përqind, vaji ekstra i lehtë për amvisëri 1.411 përqind dhe mazuti 2.244 përqind. Në të njëjtën periudhë, kursi i këmbimit të denarit në raport me dollarin ishte më i lartë për 1.332 përqind, informuan nga KRRE.