Site icon PORTALB

EURO 2020, Çekia me “gjak” nuk arriti të sigurojë kualifikimin gjatë ndeshjes kundër Kroacisë, por mundësitë janë të volitshme

Kroaci - Sllovaki (UEFA EURO 2020)

Kroaci - Sllovaki (UEFA EURO 2020)

Kroacia dhe Çekia janë përballur sot në ndeshjen në kuadër të Grupit D në EURO 2020, ku rezultati përfundimtar i ndeshjes ngeli 1-1, rezultat i cili i hap mundësinë të dy ekipeve të garojnë për kualifikim, transmeton Portalb.mk.

Një kërcim i futbollistit kroat dhe çek në zonën e rreptësisë së Kroacisë, në minutën e 35-të, pas konsultimeve me procesin VAR, u shndërrua në penallti në të mirë të Çekisë. Çekia kaloi në epërsi përmes penalltisë, që u godit nga Schick, i cili në atë moment kishte gjakderdhje nga hundët pas goditjes paraprake.

Me rezultat 0-1 u përmbyll pjesa e parë e kësaj ndeshje. Me fillimin e pjesës së dytë, filluan edhe shpresat për fitore për ekipin kroat, pasi Perisiç shënoi gol në minutën e 47-të.

Ndryshe, Çekia në ndeshjen e parë fitoi kundër Skocisë, ndërsa Kroacia humbi nga Anglia. Sonte nga ora 21:00 do të ndeshet Anglia dhe Skocia.

Exit mobile version