Site icon PORTALB

RMV, 10 persona me KOVID-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, 37 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 3.108 të testuar, 37 persona kanë rezultuar pozitiv në KOVID-19, 10 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 90 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga fillimi i pandemisë është 155.304, të shëruarve 148.798, të vdekurve 5.423, ndërkaq për momentin në RMV ka 1.083 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë: 3 persona nga Shkupi (70, 65 dhe 56-vjeç), 2 nga Kumanova (69 dhe 57-vjeç) dhe nga një nga Tetova (68-vjeç), Velesi (80-vjeç), Koçani (71-vjeç), Dibra (57-vjeç) dhe Krusheva (67-vjeç)”, informojnë nga MSH.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version