Site icon PORTALB

Tetovë, pas lajmit të Portalb janë hequr instalimet për tarracën ilegale

Foto nga ndërtimi, Portalb.mk

Disa minuta pas lajmit të Portalb në lidhje me tentativën për uzurpim të pronës publike për ndërtimin e një tarrace nga ana e bukëpjekësit “Pekon”, mjetet punuese për këtë janë hequr ndërkaq pronari i lokalit potencoi se tarraca nuk do të ndërtohet. Nga SPB-ja konfirmuan se deri te ata kanë arritur ankesa nga qytetarë në lidhje me këtë dhe se të njëjtit sot kanë urdhëruar largimin e mjeteve punuese, shkruan Portalb.mk.

Pronari i bukëpjekësit “Pekon” gazetarit të Portalb.mk i konfirmoi se mjetet punuese për ndërtimin e kësaj tarrace janë hequr dhe se kjo tarrace nuk do të ndërtohet ashtu siç ishte planifikuar paraprakisht.

“Po, ne e pamë lajmin në mediumin tuaj. Mjetet punuese për ndërtimin e tarracës janë hequr dhe e njëjta nuk do të ndërtohet, ju siguroj për këtë” tha pronari i “Pekon”.

Foto nga ndërtimi, Portalb.mk

Nga Sektori për Punë të Brendshme potencuan se deri te ata kanë arritur ankesa nga ana e qytetarëve për uzurpim të pronës publike, megjithatë, shtojnë se pjesëtarët e policisë e kanë kryer punën e tyre dhe pjesa tjetër i ngelet Inspektoratit të Tregut.

“Deri te SPB-ja ka rritur ankesë nga qytetarë për këtë, pjesëtarët e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë fotografuar vendin, menjëherë pas kësaj kanë urdhëruar largimin e mjeteve punuese. Megjithatë, kjo është në kompetencë të inspektoratit të tregut, ata do të vendosin për masat e mëtutjeshme” tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.

Mjetet punuese janë hequr

Bëhet fjalë për bukëpjekësin “Pekon” i cili gjendet 50 metra larg objektit të Komunës së Tetovës, punët për ndërtimin e kësaj tarrace kishin filluar mbrëmë ndërkaq janë ndaluar sot.

Ndryshe, redaksia e Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për fenomenin e uzurpimit të hapësirave publike në qytetin e Tetovës si: qendra e Tetovëstrotuaret rreth Tregut të Gjelbër, tregu ilegal i kafshëve në hyrje të qytetitveturat e vjetra dhe e fundit e identifikuar, ura te Çarshia e Epërme. Trotuaret e dedikuara për kalim të këmbësorëve anash urës janë të uzurpuara nga shitës të pemëve e perimeve, por edhe të produkteve të ndryshme.

Exit mobile version