Site icon PORTALB

Ministria e Mbrojtjes shpalli konkurs për pranimin e 100 ushtarëve profesionistë

Armata e Maqedonise se Veriut, Ushtria e Maqedonise, Ministria e Mbrojtjes, ushtare

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut ka publikuar konkurs publik për pranimin e 100 ushtarëve profesionistë në Armatën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Afati për paraqitjen e të interesuarve është 15 ditë, a kriteret për paraqitje të kandidatëve janë:

Nga Ministria e Mbrojtjes kumtojnë se ushtarët e ardhshëm profesionistë do të kenë pagë fillestare prej mbi 25.000 denarësh dhe 8.000 denarë shtesë për harxhimet për sigurimin e akomodimit banesor, pas mbarimit të 4 viteve shërbim në Armatë.

Kandidatët për ushtarë profesionistë mund të paraqiten nëpërmjet rrugës elektronike bashkë me dokumentacionin e nevojshëm në javenoglaspfv@mod.gov.mk dhe në Sektorin për Mbrojtje në vendin e jetesës, duke i dorëzuar dokumentet e nevojshme.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se do të mbahet llogari edhe për përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve, duke i respektuar kriteret për pranim.

Exit mobile version