Bullgaria mbetet e hapur për dialog të hapur dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë të Veriut, por të gjitha takimet duhet të mbahen në kushte të caktuara, sipas deklaratës zyrtare nga ministri i rii Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetlan Stoev, njoftojnë mediat bullgare, transmeton MIA.
Në deklaratë thuhet se “Republika e Maqedonisë e Veriut propozoi bisedë telefonike midis dy ministrave të Punëve të Jashtme dhe ajo do të realizohet sa më shpejt që të lejojë orari i ministrit Stoev”.
“Bullgaria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e hapur për dialog të hapur dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë të Veriut. Takimi ndërqeveritar mund të mbahet kur plotësohen parakushtet dhe kushtet e nevojshme. Një takim në format të tillë duhet të jetë i plotë me përmbajtje. Në këtë drejtim, kujtojmë se raporti vjetor për punën e komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore duhet të miratohet në takimin e ardhshëm ndërqeveritar. Shfrytëzojmë këtë mundësi për të kujtuar se ministri
Stoev, kur mori detyrën, tha se pala bullgare mbetet e hapur për dialog dhe Qeveria e përkohshme nuk është e autorizuar të ndryshojë pozicionin kornizë të Bullgarisë, i cili u miratua me konsensus të të gjitha forcave politike në Kuvend”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
- LEXO: Bullgaria me qëndrim të pandryshuar ndaj Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Bullgaria ta tërheq veton për Maqedoninë e Veriut, bëri thirrje ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson
- LEXO: Varheji sërish u kërcënua se Shqipëria do t’i fillojë negociatat para Maqedonisë së Veriut nëse nuk ka marrëveshje me Bullgarinë
- LEXO: Librat e historisë në shkollat fillore, temë diskutimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, takimi i radhës në qershor
- LEXO: Zgjedhjet në Bullgari: Shumë opsione për qeveri, asnjë për debllokim të shpejtë të eurointegrimeve në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Osmani pret që Maqedonia të bëjë një hap përpara në samitin qershor-korrik të BE-së
- LEXO: Eurodeputetët: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në vend historisë, duhet të kthehen kah e tashmja dhe ardhmëria
- LEXO: Të respektohet njëjtë identiteti dhe gjuha maqedonase nga vendet anëtare të BE-së, kërkoi Zaev nga ambasadorja kroate
- LEXO: Osmani: Presim formimin e Qeverisë së Bullgarisë që të vazhdojmë me planin aksional
- LEXO: Edhe sot vazhdon takimi i komisionit historik mes RMV-së dhe Bullgarisë