Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars janë dhënë 338 leje për të ndërtuar objekte që e tejkalojnë vlerën e përgjithshme prej 84 milionë eurove, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë muajit mars të vitit 2021 janë dhënë 338 leje ndërtimi, që është për 54.3 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që vlera e paraparë e objekteve është 5 216 352 000 denarë.
Vlera e objekteve, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është për 91.1 përqind më e madhe. Në këto objekte, planifikohet ndërtimi i 448 banesave në sipërfaqe prej 47 mijë m2, apo 94.7% më shumë se në marsin e vitit të kaluar.
“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 214 (63.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 41 (12.1 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 83 (24.6 %) objektet për rikonstruim”, raportojnë nga Enti, ashtu që te 220 (65.1 %) e objekteve si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 118 (34.9 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.
Më së shumti leje janë dhënë në vendet si Struga (52), Butel (28), ashtu që në Strugë do të kemi edhe më së shumti banesa të reja (91), Gazi Babë (77) dhe Veles (68).
- LEXO: Kuvendi i RMV votoi ligjin për legalizimin e objekteve pa leje
- LEXO: RMV, miratimi i ligjeve të reja për legalizimin e objekteve ilegale nuk do të zgjidh problemin
- LEXO: NP “Rrugët e Maqedonisë” filloi sot rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”, pronari pretendon se objekti ka leje, Visar Ganiu nuk u shfaq sot para gazetarëve
- LEXO: Me ligjin e ri për ndërtimet e egra shpëtojnë Llatasi, Stevço dhe ndërtuesit te QT Mavrovaska dhe ambasada amerikane