Site icon PORTALB

Komuna e Çairit nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e pishinës

Foto: Portalb.mk

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu në takimin e sotëm që realizoi me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski, arritën marrëveshje që procedura për furnizim publik për ndërtimin e pishinës në lagjen Fushë Topanë të publikohet brenda 2 javëve, transmeton Portalb.mk.

“Njëkohësisht duhet potencuar se është paraparë që pishina të ketë edhe panele fotovoltaike për efikasitet energjetik me të cilat deri në 80% do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës. Kreu i Çairit Ganiu falënderoi drejtorin dhe zëvendës drejtorin për gatishmërinë e shprehur për konkretizimin e hapave drejt realizimit të projektit të pishinës”, thuhet në kumtesën e Çairit.

Portalb.mk paraprakisht ka shkruar një seri tekstesh për mosrealizimin e premtimeve të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu. Ndërtimi i pishinës ka qenë një ndër premtimet më të mëdha të Ganiut gjatë fushatës zgjedhore, për mosrealizimin e deritanishëm të së cilit ka shkruar Portalb.mk.

Ganiu, në programin e tij “Kontrata” me të cilin garoi në zgjedhjet e kaluara lokale, kishte premtuar buxhet prej 83,945,350 denarë për “pishinë me fushëlojë sportive të hapur” dhe një buxhet të përgjithshëm prej 720,040,007,70 denarë për “sport dhe rekreacion”.

Exit mobile version