Site icon PORTALB

RMV, u publikuan statistikat për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit, u regjistrua ulje e rasteve të reja

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut nga 2.276  persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, 214  prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Tridhjetë e gjashtë persona e kanë humbur jetën, kurse 305 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Janë paraqitur gjithsej 36 persona që e kanë humbur betejën me virusin korona: 11 nga Shkupi (63v, 65v, 65v, 68v, 70v, 71v, 72v, 75v, 76v, 79v dhe 86v ), pesë nga Manastiri (52, 60, 66, 68 dhe 70 ), tre nga Kumanova (68, 79 и 84), nga dy persona nga Tetova (76 dhe 82), Velesi (58 dhe 71), Gostivari (73 dhe 74), Kavadari (70 dhe 75), Strumica (64 dhe 78) dhe Gjevgjelia (60 dhe 68), dhe nga një person nga Prilepi (88), Ohri (87), Struga (46), Koçani (82) dhe Kërçova (68). Tre pacientë kanë ndërruar jetë në kushte shtëpie, ndërsa 33 pacientët e tjerë në spital. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë paraqitur 14 pacientë të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën nga 01 deri më 17 prill të vitit 2021.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri tani, gjithsej 723.722 teste të për virusin korona janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID -19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 152.581, numri i pacientëve të shëruar është 133.070, numri i atyre që humbën jetën është 4.891 dhe numri i rasteve aktive është 14.620.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version