Ministria për punë dhe politikë sociale paralajmëroi aplikacionin që do të mundësojë për personat e verbër leximin e një teksti të shkruar përmes formës audio, transmeton Portalb.mk.
“Lexuesi audio, tërësisht do të ndryshojë mënyrën dhe cilësinë e jetës së personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar, pasi do të ketë zbatim në të gjitha sferat e jetës”, deklaroi ministrja Jagoda Shahpaska.
Ministria raportoi që procesi i përpunimi tashmë ka filluar në bashkëpunim me Programit për zhvillim nga Kombet e Bashkuara dhe Lidhjen nacionale të të verbërve, ashtu që ai do të jetë falas dhe lehtë i përdorshëm për të gjitha moshat përmes mobilit. Ky aplikacion do të jetë i përdorshëm edhe për nxënësit me nevoja të veçanta në procesin e të mësuarit.
“Ky aplikacion digjital do të rritë mundësit që çdo person i verbër lehtësisht të lëvizë, të kryejë punët e shtëpisë, të mësojë, të socializohet, të punësohet”, deklaroi kryetari i Lidhjes së personave të verbër, Zharko Selkovski.
Në prezantimin e kësaj nisme, mori pjesë edhe përfaqësuesja e programit për zhvillim në KB, Narine Sahakjan, e cila theksoi nevojën e këtyre personave, sidomos në periudhën e pandemisë.
“Pritet që përpunimi i e-produktit të finalizohet për dy muaj, ashtu që do të happen mundësit edhe për shfrytëzim rajonal nga ana e personave të verbër që komunikojnë në gjuhën maqedonase dhe shqipe”, raportojnë nga Ministria.
Ndryshe, Fisnik Selimi, një djalë 19 vjeçar nga Shkupi, i cili në fëmijërinë e tij të hershme si pasojë e një sëmundje ka humbur shikimin. Ai është përballur me sëmundjen ende pa e parë mirë botën e pa u njohur me gjërat që e rrethojnë. Por, kjo nuk e ka penguar atë që të përshtatet me rrethin e të zhvillohet sikurse edhe moshatarët e tij të cilët nuk përballen me këtë pengesë, të ndjekë ëndrrat me shumë guxim dhe të ecë drejt horizonteve të cilët nuk njohin kufi. Ai për Portalb ka dëshmuar përdorimin e aplikacioneve të ndryshme që mundësojnë përdorimin e teknologjisë, ndërsa fal këtyre aftësive, ai edhe u punësua.
Në kuadër të digjitalizimit të librave shkollor, në Maqedoninë e Veriut planifikohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës planifikohet përgatitja e librave edhe për personat me probleme të tilla.