Në kuadër të garës për Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Shkëndija letrare 2021”, që mbahet për nder të Shën Kirilit dhe Metodit, janë përzgjedhur finalistët të cilët do të garojnë me poezitë e tyre më 23 maj në organizmin online, transmeton Portalb.mk.
“Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë Shkëndijat letrare 2021 në Gostivar, i publikuan emrat e poetëve të cilët do të garojnë për çmimet e festivalit: Gran Pri, çmimi i parë, i dytë dhe i tretë, çmimi për autor më të mirë të huaj dhe çmimi për Shkëndija e poezisë së re më të suksesshme”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.
Finalistët e përzgjedhur, që do të garojnë përmes anonimiteti, janë: Milço Misoski (Strugë), Neven Lukaçeviq (Rjekë -Kroaci), Vlado Popovski (Shkup), Sanja Neçovska (Shkup), Aida Orahovac Kuç (Podgoricë-Mali i Zi), Elmin Elezi (Skudrinjë – Komuna e Mavrovës dhe Rostushës), Elizabeta Donçeveska-Lushin (Strumicë), Frosina Tasevska (Shtip), Sonja Karbeva (Veles), Georgina Petreska (Shkup), Toni Pavleski (Prilep) dhe Oriada Dajko (Tiranë-Shqipëri).