RMV, u përzgjodhën dymbëdhjetë finalistët e garës për poezi, pjesëmarrës edhe nga vendet e rajonit

Në kuadër të garës për Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Shkëndija letrare 2021”, që mbahet për nder të Shën Kirilit dhe Metodit, janë përzgjedhur finalistët të cilët do të garojnë me poezitë e tyre më 23 maj në organizmin online, transmeton Portalb.mk.

“Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë Shkëndijat letrare 2021 në Gostivar, i publikuan emrat e poetëve të cilët do të garojnë për çmimet e festivalit: Gran Pri, çmimi i parë, i dytë dhe i tretë, çmimi për autor më të mirë të huaj dhe çmimi për Shkëndija e poezisë së re më të suksesshme”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.

Finalistët e përzgjedhur, që do të garojnë përmes anonimiteti, janë: Milço Misoski (Strugë), Neven Lukaçeviq (Rjekë -Kroaci), Vlado Popovski (Shkup), Sanja Neçovska (Shkup), Aida Orahovac Kuç (Podgoricë-Mali i Zi), Elmin Elezi (Skudrinjë – Komuna e Mavrovës dhe Rostushës), Elizabeta Donçeveska-Lushin (Strumicë), Frosina Tasevska (Shtip), Sonja Karbeva (Veles), Georgina Petreska (Shkup), Toni Pavleski (Prilep) dhe Oriada Dajko (Tiranë-Shqipëri).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button